Itali, autoritetet mbyllin kërkimet në “Costa Concordia”

Feb 1, 2012 | 12:51

Autoritetet italiane kanë përfunduar zyrtarisht misionin e gjetjes së trupave të mbytur në anijen “Costa Concodia”, në brigjet e ishullit Giglios, më 13 janar. Vendimi u mor pas përkeqësimit të kushteve të motit, që ndikuan edhe në kushtet nënujore. 15 persona konsiderohen zyrtarisht të humbur, ndërsa janë rikuperuar 17 trupa. Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ka kontaktuar me familjet e të humburve, për t’i shpjeguar vendimin e pezullimit të operacioneve. Agjencia njoftoi po ashtu edhe përpjekjet për të nxjerrë me pompa nga uji 2300 tonë karburant që ndodhen në serbatorët e anijes janë pezulluar.

© Panorama.al

Te lidhura