
Analiza e Kastriot Islamit me rezultatet e 2005-2009.
Islami: Bashkimi PS-LSI mban të djathtën në pushtet.
“E vetmja shpresë për Ramën është që e djathta t’i humbasë vetë zgjedhjet e 2013″
Mosbesimi ekstrem e përçarja e thellë e së majtës dhe kapja e PS nga një grup klientelist ka krijuar një dukuri sa paradoksale në pamje të parë, aq të pritshme e fataliste në realitet: i) sa herë e majta është e përçarë (zgjedhjet e vitit 2005, 2009, 2011), PS rezulton humbëse; dhe ii) kur e majta bashkohet (zgjedhjet e vitit 2007), çuditërisht e majta rrudhet, PS rrudhet dhe vetëm LSI rritet në kurriz të PS; më shqetësues është fakti që nga rrudhja, e majta rezulton më e vogël se e djathta. Një dilemë e vështirë për të marrë përgjigje nga Rama dhe klientela e tij, për arsyen e thjeshtë se Rama, duke qenë vetë problemi, nuk mund të kthehet në çelës të zgjidhjes. E thënë më direkt, përderisa PS do të drejtohet nga Rama dhe klientela e tij, ka shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, që e majta të bashkohet, por edhe nëse bashkohet, e majta dhe PS do të rrudhen; Për rrjedhojë, PS do të rezultojë fatkeqësisht në çdo rast humbëse. Në mënyrë më lakonike mund të thuhet se i) nëse e majta mbetet e përçarë, PS është në opozitë (përfundim i natyrshëm), dhe ii) nëse e majta bashkohet, me shumë gjasa e djathta qëndron në pushtet (përfundim në dukje paradoksal, por i vërtetuar në 2007-n)… Përse ndodh kështu? Një llogaritje e thjeshtë për të kuptuar thelbin e kësaj dukurie dhe një arsyetim racional telegrafik jepen më poshtë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











