“Kishte edhe fëmijë”- Rovena Stefa rrëfen si u dashurua me një burrë të martuar: S’dua të prish familjen e askujt, por…

Jan 10, 2025 | 8:50
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me një burrë të martuar, ndërsa u shpreh se nuk ishte në dijeni që ai kishte një familje.

rovena stefa (15)

Artistja, gjatë qëndrimit në BBV, u shpreh se mashkulli që dashuronte e mashtroi duke mos i treguar që ishte i martuar dhe kishte fëmijë.

Rovena Stefa rrëfeu se menjëherë sapo e zbuloi vendosi t’i japë fund lidhjes, duke theksuar se u lëndua shumë nga kjo ngjarje.

Këngëtarja shtoi se nuk u tregua hakmarrëse, duke mos i treguar bashkëshortes së tij për lidhjen jashtëmartesore që ai kishte.

rovena stefa (14)

“Kënga ‘Burrë të martuar’ e ka një histori të ngjashme që më ka ndodhur mua vite më para. Është histori e vërtetë, kam qenë e lidhur dhe e kam lënë menjëherë kur e kam kuptuar.

Ka qenë me fëmijë, më ka mashtruar, s’dua të tregoj vendin nga është, vite më parë, shumë jam lënduar nga ajo ngjarje. Nuk dua të prish familjen e askujt, jam tërhequr menjëherë, pavarësisht mashtrimit që ka bërë ai.

Kur dikush bën mashtrim, je hakmarrës për t’i prishur punë, t’i tregosh gruas, këtë nuk e çoj në mend, sepse nuk ka faj as gruaja dhe as fëmijët”, u shpreh Rovena Stefa.

rovena stefa (16) rovena stefa (13) rovena stefa (12) rovena stefa (11) rovena stefa (10) rovena stefa (9) rovena stefa (8) rovena stefa (7) rovena stefa (6) rovena stefa (5) rovena stefa (4) rovena stefa (3) rovena stefa (2) rovena stefa (1) rovena stefa (17) rovena stefa (20) rovena stefa (19) rovena stefa (18)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura