Ish-ylli i Real Madrid habit me deklaratën: Cristiano Ronaldon, është i vetmi futbollist që nuk ia kam parë organin gj*nital

Dec 5, 2024 | 9:03
SHPËRNDAJE

Rafael van der Vaart ka folur për Cristiano Ronaldo dhe kohën që kanë kaluar së bashku në Real Madrid në podkastin “TheLineUp”. 

Van der Vaart Ronaldo

Holandezi 41-vjeçar, i cili doli në pension në vitin 2018, bëri një batutë për etikën e punës së portugezit.

Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist që nuk ia kam parë penisin. Ai nuk u largua kurrë nga terreni i stërvitjes. Unë e them gjithmonë këtë shaka. Ai ishte gjithmonë i pari që shkonte në stërvitje dhe i fundit që largohej”, tregoi ai.

Më pas shtoi: “Por, stërvitjet e tij në palestër, dietat, gjumi, të gjitha, ishin më të rëndësishme për të sesa stërvitja e vështirë në bar. Ronaldo është tepër egoist. Nëse do fitonim 6-0 dhe ai nuk kishte shënuar gol, s’ishte i lumtur. Por nëse humbnim, ai ishte i lumtur që kishte shënuar dy gola. Thjesht kishte nevojë të gjente rrjetën”, tha ai për futbollistin e Al Nasr.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura