Topi,kreu i FRD:Politikë të re.Interesi ynë,qytetari

Sep 7, 2012 | 11:53
Takimi i parë i Topit me drejtuesit e FRD

TIRANE- Ish-Presidenti Bamir Topi do të jetë nga sot zyrtarisht kreu i  Frymës së Re Demokratike, deri ne kuvendin e ardhshem te kesaj force politike.

Njoftimi eshte bere sot nga deputeti Gazmend Oketa, i cili vleresoi figuren e Topit.

“Grupi drejtues ka zhvilluar disa takime dhe mbledhje dhe në mbledhjen e fundit mori vendim politik, kolegët miratuan propozimin tim për t’i besuar drejtimin e FRD deri në kuvendin e ardhshëm, Bamir Topit. Ky nuk mund të konsiderohet privilegj, por angazhim dhe përgjegjësi më shmë”- tha Oketa.

Topi: Politike e re

“Moment shumë te  rëndësishëm, që nuk lidhet thjesht me jetën time, por dicka më e madhe se interesi personal, vazhdimi i misionit qytetar që sikurse e kam shprehur do të jetë në funksion të interesit të gjerë publik”. Keshtu e ka quajtur Topi pranine e tij ne FRD dhe me tej, besimin qe i kane lene per drejtimin e saj deri ne kongresin e ardhshem.

“Besoj se do vazhdojmë me forca të shumëfishuara ta demonstrojmë në të ardhmen, Falenderoj Oketën dhe bashkëpunëtorët e tij që më bënë ftesë publike dhe më dhanë mundësinë që të drejtoj FRD deri në Kuvendin e ardhshëm. FRD nuk është projekt personal, kudo në komunitet qytetarët janë të shqetësuar me klimën zhgënjyes të tranzicionit, ata kërkojnë ndryshim pozitiv për vete, familjen dhe vendin, ndryshim që s’ka të bëjë vetëm me ndryshimin e jetës së qytetarëve por në radhë të parë me ndryshimin e sjelljes politike, me cilësinë e debatit dhe produktit që politika ofron për ta. Është i papranueshëm fakti që vendi edhe pas 20 vitesh vijon të jetë vendi i vetëm ish komunist që s’ka marrë ftesën për anëtarësim në BE, kjo nuk e nderon politikën shqiptare, që pritet të shkojë drejt një debati vanitoz, që sjell tension, kjo është arsye që qytetarët e kanë fituar betejën për t’u integruar”- tha Topi .

Sipas Topit FRD ndahet nga dy partitë e vjetra të tranzicionit për shkak se ato, “të vetme dhe së bashku, janë e mbeten përgjegjëset kryesore të dështimeve të deritanishme të tranzicionit shqiptar, parti që e kufizuan konkurrencën demokratike dhe sa herë erdhën në pushtet synuan të njësojnë veten e tyre me shtetin, duke përjashtuar qytetarët nga vendimmarrja dhe duke i privuar ata nga të drejtat e tyre kushtetuese, – një model i vjetër i papranueshëm në demokraci”.

Topi ka theksuar gjithashtu se FRD ndahet nga shumë prej partive të tjera politike për shkak se ne refuzojmë ta ndjekim politikën e parcelizimit të shtetit dhe pushtetit, sic ka ndodhur deri më tani, sic ne, ndryshe nga këto forca politike, refuzojmë të humbasim identitetin e vlerat tek të cilat besojmë e të cilat promovojmë.

“Ne nuk i urrejmë kundërshtarët tanë politikë, ne nuk përjashtojmë apriori askënd të japë një kontribut modest për zhvillimin real të demokracisë, ne nuk mohojmë asnjë arritje pozitive të së kaluarës, por ne nuk pajtohemi dhe nuk mund të pajtohemi me ata politikanë apo parti politike, për të cilat luksi i pushtetit të pakufishëm mbetet synim i përhershëm. Brenda sistemit politik konkurrues ne do të bashkëpunojmë e dialogojmë me çdo forcë politike, ndryshe nga praktikat formale të tranzicionit, vetëm për ato çështje e parime mbrojtja e të cilave përbën për ne detyrim publik, elektoral dhe kombëtar. Gjithçka tjetër mbetet në dorë të sovranit, votës së tij të fshehtë dhe vullnetit të tij për të mandatuar qeverisjen e ardhshme të tij”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura