Ish-president Pacolli i raporton presidentes Jahjaga

Jun 15, 2011 | 9:11

Ish-presidenti dhjetëditësh i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka raportuar dje mbi punën e tij në sektorin e njohjeve përpara gruas që i mori “ëndrrën”, presidentes Atifete Jahjaga. Pacolli, në rolin e zëvendëskryeministrit të parë, e njoftoi Presidenten e vendit për vizitat në disa vende afrikane dhe për lobimin që po bën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e miqve të Kosovës në misionet konkrete të vullnetit të mirë. Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e Pacollit në kapërcimin e ngërçit politik dhe në zgjedhjen e saj, si faktor uniteti dhe konsensusi, duke theksuar angazhimin për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë në vend.

© Panorama.al

Te lidhura