Javën që kaloi, ‘’Panorama plus’’ bëri publik lajmin mbi ndarjen e këngëtares së njohur Samanta Karavello, nga i dashuri i saj Kreshnik Kasneci. Lidhja e cila kishte funksionuar më shumë se një vit, kishte pasur krisje dhe çifti nuk vazhdon të jetë më bashkë. Insistuam të marrim ndonjë prononcim nga ish-i dashuri Kasneci në lidhje me romancën e dashurisë dhe arsyet e ndarjes nga Samanta, por ai ishte shumë këmbëngulës dhe shkurt e preu bisedën. ‘’E lëmë këtë muhabet të lutem, se nuk kam dëshirë të flas. Shumë faleminderit’’, ishte përgjigjja e Kreshnikut, i cili nuk dëshiron që jeta e tij private të mësohet edhe nga publiku. Nga hulumtimi që kemi bërë në gjithë profilin e tij, nuk gjetëm asnjë foto me Samantën, por shumica e fotove ishin nga shëtitjet e tij nëpër vende të ndryshme, kurse si pasion të flaktë Kreshniku ka makinat luksoze, pasi është fotografuar tek secila makinë luksoze e sportive që i kishte dalë para. Edhe pas ndarjes, miqësia e tij me Samantën si duket do të vazhdojë, pasi nga në shoqërinë e Kreshnikut na doli edhe një profil i ish-të dashurës së tij.











