Ish-deputet i Partisë Socialiste, kush është prefekti i ri i qarkut Fier (EMRI)

Nov 7, 2024 | 16:57
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është prezantuar prefekti i Qarkut Fier.

arben-cuko-675x450

Në krye të këtij institucioni është vendosur Arben Cuko, ish-deputet i PS Lushnje dhe ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve.

Detyra e prefektit të qarkut Fier me parë është kryer e komanduar nga Mbarime Isufaj.

Kujtojmë se disa ditë më parë Cuko u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen e 21 janarit.

Ai deklaroi se ishte  pyetur si person ne dijeni, ndërsa theksoi se në atë protestë u vranë 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.

U pyeta në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta të vrarë në bulevard dhe nuk mund të lihen në harresë”, tha ai shkurt për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura