Ai po përjeton një romancë të re, edhe pse nuk e quan lidhje. Ish-bashkëshorti i këngëtares Tuna Sejdiu si duket ka më shumë fat në dashuri sesa ish-bashkëshortja e tij. Djaloshi seksi që ishte ëndërr e shumë femrave, tashmë është në krahët e një bukurosheje po ashtu bionde, siç dhe Tuna Sejdiu. Vajza seksi që është në krahët e Rilind Rekës quhet Besa Haxhaj nga Kosova, por disa të njohur tregojnë se ajo është me profesion modele dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shkrimeve se Rilind Reka ka një lidhje të re, ne kontaktuam atë të mësojmë diçka më shumë, por si duket këtë lidhje ai nuk e ka me shumë seriozitet. ‘’Lidhje? Jo nuk kam lidhje të re, e dini shumë mirë se unë jam shumë open në këtë drejtim. Sikur të doja lidhje, unë do të qëndroja akoma në martesë’’, shprehet Reka, duke lënë të kuptohet se martesa për ta ka qenë vetëm një moment sprovimi i jetës në çift. bl. re











