Garda Revolucionare në Iran ka prezantuar në fillim të një manovre dhjetëditëshe, për herë të parë, depon e raketave nëntokësore. Raketa të shpejta me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi qëndrojnë në këtë depo, sipas komenteve të televizionit shtetëror. Depo të tilla në Iran ka shumë. Në televizionin iranian u transmetuan pamje edhe të një rakete Shahab 3, rrezja e së cilës vepron deri në largësi prej gati 2000 kilometra. “Kjo do të thotë se raketat e Iranit mund të arrijnë bazën ushtarake amerikanë në Afganistan, si dhe territorin izraelit”, deklaroi një gjeneral në Gardën e Revolucionit. Garda Revolucionare është organizatë paramilitare për mbrojtjen e regjimit të Ajotallahut, dhe ka në dispozicion sipas vlerësimeve rreth 125 000 meshkuj.











