
IRAN- Dy termete te fuqishme qe goditen Iranin nje dite me pare kane lene te vdekur deri tani 250 persona, ndersa bilanci pritet te jete edhe me tragjik.Me shume se 1 mijë e 800 të tjerë jane plagosur.
Ekipet e shpëtimit në Iranin veri-perëndimor po përpiqen edhe sot që të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkaktuara prej dy tërmeteve të fuqishme.
Shifrat pritet te rriten, pasi raportet flasin se një mori fshtarash janë goditur nga tërmetet. Autoritetet thanë se 110 fshatra janë goditur nga tërmetet.
Mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to.
Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshtara raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.
Kryqi i Kuq tha se do të vendosë më shumë spitale te levizshme në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.
© Panorama.al











