Iran, arrestohen se luajtën me pistoleta uji

Aug 6, 2011 | 12:43

Qindra entuziastë, meshkuj dhe femra, kanë marrë pjesë në një eveniment të organizuar në Facebook, duke marrë kritika të forta nga konservatorët iranianë. Në temperaturat mbi 40 gradë celsius në Iran, ata e kanë mbështetur mënyrën e argëtimit të propozuar në rrjetin social: luftë me pistoleta uji. Megjithatë, në Iran loja rezultoi shumë më e komplikuar. Ajo u kthye në një makth për grupin e të rinjve nga Teherani, të cilët vetëm se luajtën me armët me ujë në park, u arrestuan. Të premten e kaluar, qindra entuziastë kanë përdorur pistoleta plastike dhe shishe të boshatisura për të luajtur lojën “Kopshti i ujit dhe zjarrit” dhe, për çudi, loja u zhvillua në Teheran pa ndërhyrjen e policisë. Por pasi fotot u publikuan në Facebook, kritikat e konservatorëve në vend detyruan policinë të arrestonte grupin e të rinjve

© Panorama.al

Te lidhura