Shqipëria me investime të huaja të larta

Aug 1, 2011 | 16:14

Shqipëria është një nga vendet me ecurinë më të mirë në rajon, sa i përket investimeve të huaja.

Të dhënat u publikuara nga  zyra e PNUD-it në Tiranë, si pjesë e raportit global të investimeve të huaja direkte për vitin 2010.

“Për vitin 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri arritën për herë të parë në më shumë se 1 miliardë dollarë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europën Juglinore me investimet e huaja më të larta”, u shpreh kordinatorja e brendshme e OKB-së për Tiranën, Zinebtouimi Benjelloun.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ajo tha se invetimet e huaja në total kapin shifrën e 3.7 miliardë dollarëve sipas të dhënave zyrtare, duke shtuar se numri i të punësuarve, nuk është rritur, por ka rënë me 18 mijë persona krahasuar me fundin e vitit 2006.

© Panorama.al

Te lidhura