TIRANË- “Ulje në 57% të borxhit publik dhe një papunësi në nivelin e 13.3%, falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria dhe mbërritje të shifrës 2 miliardë dollare për investimet e huaja”. Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të bordit i AIDA-s.
“Një nga rezultatet më të rëndësishme të reformave është se ato nuk lejuan të rritet papunësia si në vendet tjera. Kur ulet papunësia duhet të keni parasysh se cdo vit 50-60 mijë qytetarë hyjnë në moshën e krahut të punës e të tjerë vijnë nga fshatrat, megjithë këtë janë përballuar të dy flukset dhe sot kjo është falë performancës ekonomike”- tha ai.
Berisha theksoi se sot nuk ka beteje më të rëndësishme se ai për thithjen e investimeve të huaja. “Ne duhet të kapim sa më shpejt 2 miliardë e pasi të arrijmë në këtë stacion të përcaktojmë se jo pa realizëm mund të themi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme në disa fusha, si turzmi, energjia e rinovueshme, potencialet minerare”- tha ai.











