Media britanike “Express” i ka kushtuar një shkrim bandave kriminale që merren me trafikun e drogës dhe që paratë i pastrojnë në Shqipëri.
Sipas policisë, paratë që mendohet se në disa raste janë krijuar nga sipërmarrjet e kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen jashtë Britanisë me furgonë për t’u pastruar në prona dhe biznese.
“Express” ka zbuluar se katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar u arrestuan këtë muaj në Britani.
Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Oficerët besojnë se grupi operon si i fshehur pas një kompanie të ligjshme”.
Më 13 prill, një shtetas shqiptar, 48 vjeç, u arrestua në Dover kur në automjetin e tij iu sekuestruan 200,000 £ në kartëmonedha.
Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi zyrtarët e Forcave Kufitare ndaluan një shtetas shqiptar në tunelin e Kanalit.
Brenda furgonit të tij, me destinacion Tiranën, oficerët gjetën 390,000 £. Ndërsa 150,000 paund të tjera u gjetën në shtëpinë e tij në Haringey.
Hetimet e Sunday Express zbuluan se praktika e përdorimit të firmave që bëjnë transport me makinë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të lëvizur para të padeklaruara është e përhapur.
Bandat shqiptare të krimit po përdorin firma korrierësh të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar për të transportuar paketa parash në atdheun e tyre.
Paratë që mendohet se në disa raste janë gjeneruar nga sipërmarrjet e kokainës dhe kanabisit në shtëpi transportohen nga Britania në furgona dhe ato pastrohet në prona dhe biznese, sipas policisë.
Sunday Express se disa persona që merren me këtë aktivitet reklamojnë në rrjetet sociale se ata transportojnë sende të ligjshme nga Brtiania në Shqipëri, por që në disa raste është zbuluar se transportojnë para të padeklaruar, madje edhe armë zjarri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al