Interesimi/ Rezart Taçi do të blejë Malagën

Jul 30, 2012 | 13:59

Klubi spanjoll i Malagës po kalon një periudhë të vështirë financiare, pasi lojtarët dhe drejtuesit kanë disa muaj pa u paguar. E gjithë situata e ndërlikuar po ndodh për shkak të krizës së sheikut Al-Thani, e cila nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por edhe atë politik. E përditshmja prestigjioze “AS”, e cila është dhe gazeta më e madhe sportive në Spanjë, ka publikuar se ka pasur kontakte mes kompanisë shqiptare “Taçi Oil” dhe krerëve të klubit spanjoll për një shitje të pronësisë. Sheiku Abdullah bin Naser Al-Thani bleu Malagën në verën e vitit 2010 nga familja Sanz për një shifër prej 36 milionë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura