Juventus është zyrtarisht kampioni i ri i Italisë. Bardhezinjtë e drejtuar nga Antonio Konte fituan mbrëmë në fushën neutrale të Triestes ndaj Kaljarit e duke përfituar edhe nga humbja e Milanit në derbi me Interin, arriti që të shkonte në +4 nga kuqezinjtë, duke u shpallur kampion, një javë para përfundimit të kampionatit. Një gol i Vuçiniç në minutën e 6-të të pjesës së parë, por mjaft i kontestuar për shkak se lojtari malazez ishte totalisht në pozicion jashtë loje, i dha avantazhin “Zonjës”, që arritën të kontrollonin më pas fushën, dhe në minutën e 74-t dyfishuan me anë të një autogoli të Kanini. Ky është edhe titulli i 28-të i Juventusit, pa përfshirë ato të hequra nga skandali “Calciopoli”. Në ndeshjen tjetër, Milani u mund nga Interi, në një supersfidë mjaft të dyluftuar, ku protagonist u bë edhe gjyqtari, me tri penalltitë e akorduara: dy për zikaltërit dhe një për kuqezinjtë. Duhet thënë se Milani kishte një sërë problemesh në mbrojtje, të cilat u shtuan edhe me dëmtimin e Bonerës dhe të Abiatit që në pjesën e parë të lojës. Fillimisht ishte Milito që kaloi në avantazh Interin në minutën e 14-të, por në fund të takimit, Ibrahimoviç barazoi me penallti, mjaft e diskutuar. Që në minutën e parë të pjesës së dytë, suedezi shënoi sërish, por 5 minuta më vonë Milito barazoi me penallti. Nuk mbaroi këtu, pasi është sërish Milito që shënon me një tjetër penallti dhe në fund spektakli quhet “Maikon” me një supergol nga jashtë zone.
© Panorama.alSkeda
Inter – Milan 4-2
Shënues: Milito 14’, 52’ (p), 80’ (p), Maikon 87’/ Ibrahimoviç 45’ (p), 46’
Inter: J.Sesar, Maikon, Lusio, Samuel, Nagatomo, Guarin (Obi 62’), Kambiaso, Zaneti, Alvarez (Pacini 75’), Shnajder (Kordova 84’), Milito. Trajner: Stramaçioni
Milan: Abiati (Amelia 35’), Abate, Nesta, Jepes, Bonera (De Shiljo 22’), Noçerino, Van Bomel, Muntari (Kasano 78’), Boateng, Ibrahimoviç, Robinjo. Trajner: AlegriSkeda
Kaljari – Juventus 0-2
Shënues: Vuçiniç 6’, Kanini 74’ (autg)
Kaljari: Agaci, Pisano, Kanini, Astori, Ariaudo, Ekdal, Konti, Naingolan, Guerrero (Larrivej 62’), Pinila, Ribeiro (Kosu 50’). Trajner: Fikadenti
Juventus: Bufon, Barxali, Bonuçi, Kielini, Lishtainer (Kaseres 26’), Vidal (Xhiakerini 53’), Pirlo, Markisio, Pepe, Matri (Borrielo 71’), Vuçiniç. Trajner: Konte











