Inter, nis sot java e eksodit të lojtarëve

Aug 8, 2011 | 12:43

Pas një grushti të rëndë të marrë në Superkupën e Italisë, Interi pret sot të nisë një javë vendimtare për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Pas humbjes me Milanin, shtatë ditët e ardhshme do të jenë shumë të ngjeshura për drejtuesit zikaltër, sepse vetëm pasi të largojnë lojtarët, do të kenë mundësinë të përqendrohen te goditjet për përforcimin e sku-adrës. Tratativa më e nxehtë është ajo që përfshin Uesli Shnajderin, i cili tashmë duket vetëm një hap larg largimit, ndonëse ndonjë prej drejtuesve zikaltër tenton ta përgënjeshtrojë me gjy-smë zëri. Ndërkohë, të tjerët që kanë përgatitur valixhet për t’i dhënë lamtumirën Milanos, janë Mariga, Muntari, Rivas dhe njëri mes Santonit dhe Kaldirolës.

© Panorama.al

Te lidhura