Intensifikohen përleshjet në Siri, lufta mbërrin në Liban

Aug 23, 2012 | 13:37

Në Siri janë intensifikuar luftimet edhe në kryeqytetin Damask, ku vetëm dje, sipas opozitës, kanë humbur jetën të paktën 43 persona. 24 prej tyre janë ekzekutuar publikisht, përpara familjeve të tyre në lagjen “Kfar Souseh”. Forcat qeveritare siriane po luftojnë me rebelët edhe për të fituar kontrollin në një bazë ushtarake në qytetin lindor Albu Kamal, në kufi me Irakun. Sa për qytetin Alepo, një komandant rebel ka deklaruar se rreth 70 për qind e popullsisë mbështet regjimin e Bashar Al Asad. SHBA vazhdimisht e akuzon atë se ka në plan të përdorë armët kimike kundër opozitarëve, por Rusia e ka hedhur poshtë këtë opsion. Beteja siriane është shtrirë ehe në shtetin fqinj, Liban. Luftimet mes dy komuniteteve myslimane në veri të vendit, të përçara për çështjen e Sirisë, morën jetën e 10 personave, ndërsa 70 të tjerëve kanë mbetur të plagosur.

© Panorama.al

Te lidhura