Pjesëtarë të inteligjencës ushtarake ukrainase të njohur si DIU kanë arritur të shkatërrojnë një avion luftarak rus të tipit Su-30, që u godit nga një predhë kundërajrore gjatë një operacioni në Detin e Zi.
Rusët kishin humbur kontaktin me avionin e tyre rreth orës 5:00 të mëngjesit gjatë 11 shtatorit.
Tre orë pas kësaj, ata filluan operacionin e kërkim-shpëtimit.
Pas disa përpjekjeve gjetën rrënojat e aeroplanit luftarak SU-30SM, i cili u hodh në erë nga ukrainasit.
Avioni ishte në pronësi të regjimentit të 43-të të forcave ajrore ruse – që ishte stacionuar përkohësisht në bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar.
Një avion i tillë sipas ekspertëve kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al