Integrimi dhe situata politike, Fyle në Shkup

May 7, 2012 | 9:22
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle

SHKUP- Eurokomisioneri për zgjerim ne Bashkimin Europian, Stefan Fyle do të mbërrijë sot për nje vizitë zyrtare në Shkup.

Fyle do të ndalet në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, procesin eurointegrues në kuadër të së  cilit do të njihet me Planin aksionar për realizimin e gjashtë detyrave që BE i ka dhënë Qeverisë së Maqedonisë në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.

Ai do të vlerësojë edhe angazhimin e deritanishëm të Qeverisë në planin e përgjithshëm dhe në realizimin e reformave. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura