Inspektimi në minierë, RISHM: Gjendja e përkeqësuar

Aug 10, 2011 | 17:26

Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave, repart që varet nga Ministria e Energjetikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, një ditë pas inspektimeve që ka bërë në minierën e Bulqizës thekson se gjendja në të është shumë e rëndë. Në raportin e hartuar nga RISHM thuhet se gjendja në minierë është e përkeqësuar për shkak të mungesë së inspektimeve nga specialistët. Sipas tyre ndëprerja e punës prej gati 1 muaji, nga protestat dhe greva e urisë së minatorëve do të sjellë pasoja për punëtorët, duke rrezikuar jetën e tyre

Inspektorët e RISHM kanë vërejtur që sasia e ajrit në galeritë e minierës është poshtë normave të parashikuara. Mosfunksionimi i pompave të ujit dhe mospërthithja e ujit prish makineritë.

Një ditë më parë mbërritën në Bulqizë një grup prej 4 specialistësh të RISHM-it, të cilët, të shoqëruar dhe nga inxhinieri i minierës dhe përfaqësues të grevës, kanë inspektuar për rreth 2 orë në brendësi të minierës gjendjen.

Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave, propozon mbylljen e përkohshme të minierës dhe pezullimin e lejes minerare për ACR-në. Ndërsa dje u bë e ditur ngritja e një padie penale ndaj drejtuesve të grevës së minatorëve të Bulqizës me akuzën e shkatërrimit të pronës shtetërore.

© Panorama.al

Te lidhura