Inspektimet, Berisha: Barrierë ndaj korrupsionit

Aug 28, 2012 | 15:35

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, ka deklaruar se reforma e insektoriateve eshte ne fazen e kurorezimit ligjor te saj dhe ka premtuar se  ajo do te sjelle klime te favorshme ndaj biznesit, konkurrece te lire e te hapur dhe ulje te barres burokratike.

Berisha theksoi se reforma kompletohet me ndryshimin ligjor të të gjithë ligjeve ekzistuese për inspektoratet, me miratimin e 7 projektvendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat ndjekin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe më pas miratimin në parlament të ligjit.

Sipas tij, reforma i jep vendit një nga format më të studiuara dhe më të sukseshmë të inspektimit, duke reduktuar ndjeshëm numrin e inspektoriateve ekzistuese dhe duke lenë vetëm 1/3 e numrit të tyre. Gjithashtu, mbi bazën e akteve ligjore e nënligjore, si dhe të sistemit të ri do të shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 ditë që është aktualisht në 12 ditë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën burokratike mbi biznesin.

Sistemi i ri i inspektimit, sipas Berishes, do të vendosë një barrierë të fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke rritur transparencën, nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit, në vendin e inspektimit.

“Gjurma e menjëhershme e inspektorit në vendin e inspektimit, do të transmetohet në kohë reale në zyrat e Inspektorit përgjegjës dhe të Kryeinspektorit të shtetit, çka përbën formën me transparente dhe natyrisht parandalon vizitat e tepërta, kafet shoqërore dhe në mënyrë absolute dhe ryshfetet.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura