Infermieria, diplomohen 480 studentë

Jul 15, 2011 | 10:29

U diplomuan dje 480 studentë të Fakultetit të Infermierisë. Në ceremoninë e organizuar me rastin e mbylljes së shkollës së lartë, u ndanë diplomat. Nuk munguan lotët dhe atmosfera ishte tejet festive. Dekani i Fakultetit, Petrit Baraj, tha se ky është i vetmi fakultet i akredituar në Shqipëri dhe vitet e fundit njehsimi i diplomave me ato të vendeve europiane ka bërë që të punësohen mjaft infermierë në shtete të tjera. Shqipëria ka marrëveshje, si në Itali, Belgjikë dhe Gjermaninë. “Studentët tanë janë pjesë e tregut të punës jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Fakulteti ynë përmbush të gjitha standardet, është i vetmi fakultet i akredituar”, tha Baraj. Nga të dhënat e këtij fakulteti, pjesa më e madhe e studentëve punësohen fill pas diplomimit. Në vendin tonë janë të punësuar aktualisht në sistemin publik rreth 12 mijë infermierë.

© Panorama.al

Te lidhura