Makina me të cilën udhëtonte në Nju Delhi, Indi, gruaja e ambasadorit izraelit, ka marrë flakë dje për shkak të një eksplozivit të vendosur në të, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, shkaku i shpërthimit nuk dihet. Por izraelitët kanë akuzuar Iranin për këtë sulm, duke aluduar mbi një hakmarrje për vrasjet e shkencëtarëve iranianë. Makina që shpërtheu ishte parkuar poshtë rrugës ku ndodhet Ambasada Izraelite në Delhi.











