Viti i ardhshëm, do të shënojë edhe hapjen e restorantit të parë vegjetarian nga rrjeti McDonald’s.
Restoranti i parë i këtij lloji është menduar të hapet në Indi. Korporata me seli në SHBA tha se hapja do të bëhet në mes të vitit 2013, pranë Tempullit të Artë në qytetin e shenjtë të Amritsarit.
Autoritetet fetare atje ndalojnë konsumimin e mishit në vendin e shenjtë. McDonald’s ka 271 restorante në Indi dhe bën përpjekje të zgjerojë menynë për kulturën lokale.
Hindusët, të cilët përbëjnë 80 për qind të popullsisë 1.2 miliardëshe të Indisë, e konsiderojnë lopën si kafshë të shenjtë. Për myslimanët, konsumimi i mishit të derrit është i ndaluar me Kuran.
© Panorama.al











