Qafë- Botë, nderohen të rënët e Çamërisë

Jun 25, 2011 | 12:40

UPDATE- PDIU e mbështetur nga qindra qytetarë shqiptarë, të ardhur edhe nga Kosova kanë përkujtuar sot masakrën e çame të 1944-s, në pikën  kufitare të Qafë- Botës.

Nën moton “Trëndafilat e Çamërisë” ceremonia ka nisur me një poezi të interpretuar nga artisti i mirënjohur, Mirush Kabashi dhe shkruar nga shkrimtari nga Kosova, Fatmir Muja.  Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave me lule në përkujtim të masakrës e të rënëve.

Të pranishëm janë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, presidenti i nderit, Tahir Muhedini, djali I heroit, djali i heroit, Adem Jashari, Princi Leka, kreu i Partisë Lëvijza eLegalitetit, Ekrem Spahiu dhe shumë figura të tjera.

Më herët deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, i shoqëruar nga gazetarë dhe kreu i komunës Markat, është ndaluar të kalojë pikën kufitare të Qafë- Botës në Sarandë.

Mësohet se pas shumë debatësh, Tahiri është lejuar të kalojë pikën kufitare, ndërsa gazetarët dhe kreu i komunes Markat që e shoqëronin atë, nuk kanë mundur të kalojnë.

Ata jane ndaluar nga policia greke, me argumentin se janë persona të cilët konsiderohen të rrezikshëm për rendin dhe qetësinë.

 

© Panorama.al

Te lidhura