Inat mes klubesh, Milani dhe Atletiko Madrid përplasen në merkato

Jul 22, 2024 | 18:28
SHPËRNDAJE

Një përplasje totale në merkato mes Milanit dhe Atletikos së Madridit po afrohet. Pas Fylkrug, dy klubet janë gati të përballen edhe me Strahinja Pavloviçin, objektivi numër 1 i “Djallit” për të forcuar mbrojtjen.

fyllkrug

Sipas asaj që është raportuar nga “Sportmediaset”, duke pasur parasysh vështirësitë e hasura në arritjen e David Hankos nga Fejnordi, “Los Colchoneros” do të kishin kërkuar informacion në orët e fundit pikërisht për qendërmbrojtësin serb, i cili si mëngjarash do të ishte zëvendësuesi ideal për Mario Hermoso, që nuk e rinovoi me spanjollët kontratën e tij e cila skadoi më 30 qershor.

Pikërisht kur Milani dukej se e kishte bindur Salcburgun që të binte nën 20 milionë në vlerësim, përfshirja e iberikëve rrezikon të përziejë kartat. Kuqezinjtë, megjithatë, po e nisin nga një pozicion favorizues, duke qenë se tashmë kanë në dorë akordin me lojtarin, të përcaktuar në bazë të 1.5 milionë në sezon, dyfishi i asaj që Pavloviç fiton aktualisht në Austri.

Shifra brenda mundësive të Atletikoss, që gjithashtu mund të përballojë të ofrojë një pagë më të lartë. Si gjithmonë në këto raste, vullneti i mbrojtësit do të bëjë diferencën, ndaj Fylkrug dhe Pavloviç kanë në dorë fatin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura