
Për t’i dhënë më shumë peshë nismës së fundit për mbështetjen e traditës së artizanëve, Kryeministri Berisha ka mbajtur dje jelekun e veshjes popullore të trevës së Tiranës. Gjatë përurimit të shkollës së re “Mustafa Lleshi” në komunën e Kasharit, ai është shfaqur me këtë veshje popullore të cilin ia dhuruan gratë artizane të zonës. Ndërsa vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, Kryeministri u ndal edhe në këndin me veshje popullore të zonës dhe trevave të ndryshme të vendit, e ideuar nga mësuesit e nxënësit e shkollës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, si dhe të 20-vjetorit të themelimit të komunës së Kasharit. Ai premtoi se qeveria do të mbështesë prodhimin artizan. “Prodhimi artizan do të jetë në vëmendjen e qeverisë, ashtu siç ka ndodhur me sistemin arsimor, i cili ka qenë dhe është një nga prioritetet e kësaj qeverie”, tha Berisha. Shkolla e re është një investim prej 55 milionë lekësh, me një kapacitet prej mbi 400 nxënësish, me një sipërfaqe prej 2100 metrash katrorë, 14 klasa, 2 laboratorë, bibliotekë, salla sportive











