TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama iu përgjigj sot akuzave të kreut të LSI-së Ilir Meta në drejtim të institucionit që ajo drejton, duke i quajtur retorikë politike. Sipas kryeprokurores lidhur me çështjen “Meta”, asnjëherë nuk jan shkelur procedurat.
“Gjithçka që kemi për çështjen ne ia kemi lënë sallës së gjyqit”- tha Ina Rama.
Komentet, kryeprokurorja, Ina Rama i beri pas përfundimit të takimit për Sfidën e Mijëvjecarit, që u mbajt paraditen e sotme në Tiranë.
Celule politike ekstremise e ka quajtur kreu i LSI-se, Ilir Meta prokurorine, duke e akuzuar se veprimi i saj synon demtimin e tij dhe te forces qe ai drejton. Duke reaguar pas vendimit te Gjykates se Larte, ne nje deklarate per mediat, Meta theksoi se Prokurorise i duhet nje reforme serioze, sepse “me veprimet sandaloze po shkaktohen jo vetëm probleme politike, por edhe sociale”.
“Prokuroria nuk ka patur qëllim të zbardhë çështjen, por ka vepruar kundër vetëm për arsye elektorale. Prokuroria ka shpërdoruar dhjetëra mijëra dollarë për ekspertiza të qëllimshme, të paligjshme dhe të pavlefshme”, tha Meta.
Sipas tij, organit të akuzës i është ndaluar të zbardhte të vërtetën, sepse nuk mund të dilte e vërteta para zgjedhjeve të 8 majit.
“Prokuroria me veprimet e saj skandaloze dhe politike ka kryer vepër penale ndaj personit tim dhe nuk lejoj të më shkelet e drejta, ndaj do të shfrytëzoj legjilsacionin europian jo vetëm nën emrin e Ilir Metës, por dhe ndaj subjektit politik që unë drejtoj dhe ndaj gjithë qytetarëve që u shkelet e drejta me sjellje joligjore”.
Ai sqaroi se prokuroria e regjistroi cështjen pa emrin e Ilir Metës në 12 Janar, kur bëhej fjalë për të hetuar Ilir Metën, por dosja nuk kishte ende emër. “Më pas e regjistroi në 9 Shkurt dosjen me emrin tim, me qëllim që cdo veprim më tej të koocidonte me 8 Majin, ditën e zgjedhjeve. Nga 12 janari e deri më 9 Shkurt hetimet duhet të shpallen të paligjshme, pse nuk e dinte prokuroria kë po hetonte? Por prokuroria kishte marrë detyrë ta lidhte cështjen me datën 8 Maj, ditën e zgjedhjeve, dhe pikërisht një ditë para zgjedhjeve më marrin në pyetje duke bërë shoë politik ”- theksoi ai.
Reagimi erdhi një ditë pas vendimit te Kolegjit Penal per rrezimin e kerkeses per pushimin e ceshtjes.
© Panorama.al











