Imuniteti, Meta: Rruga më e shpejtë, Parlamenti

Sep 4, 2012 | 16:29
Kreu i LSI, Ilir Meta

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Skrapari i ka bërë apel klasës politike shqiptare që pa humbur kohë të bëjë gjithçka për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Bashkimi Europian.

Kreu i LSI-së, Meta ishte në Skrapar për inaugurimin e fillimit të punimeve në aksin Çorovodë- Hambull. Duke evidentuar qëndrimet e LSI-së si konstruktive, Meta tha se imuniteti është një çështje që duhet të zgjidhet sa më shpejti.

Ai theksoi se imuniteti mund të hiqet me çdo lloj mjeti demokratik, por duke qenë se koha në këtë periudhë është shumë e rëndësishme, Meta tha se referendumi kërkon kohë, ndërsa rruga më e shpejtë është Parlamenti.

© Panorama.al

Te lidhura