Imuniteti, Mëhilli: Zgjidhja e vetme është referendumi popullor

Aug 26, 2012 | 15:35

TIRANE- Këshilli i Ministrave reagoi menjëherë pas deklaratave të kreut socialist, Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e kryeministrit, Sali Berisha i cilësoi deklaratat e ramës si përpjekjen e tij të rradhës për të mashtruar shqiptarët, siç tha ajo, mbi mbi pasojat e aktit të tij të papërgjegjshëm, që është mosbotimi i imunitetit më 6 gusht.

Mëhilli se kushtëzimi që i bën zoti Rama votimit për heqjen e imunitetit me instalimin e Kushtetutës së sundimit të pakicës, është ëndrra e tij e keqe që s’do realizohet kurrë ndonjëherë. Ajo tha se zgjidhja e vetme është referendumi popullor, ndaj i bëri thirrje kreut socialist, Edi Rama që të mos i pengojë deputetët e tij për të firmosur kërkesën për referendum popullor për heqjen e imunitetit.

Sa i përket deklaratave të tij për ngjarjet e 21 janarit, zëdhënësja e kryeministrit, tha se Rama është i tronditur nga vendosmëria për hetimin e 21 janarit.

“Me këtë rast i rikujtojmë se shamia e përplasur në fytyrën e tij nga familjarët e njërit prej viktimave do ta ndjekë atë si dëshmi dhe akt akuzë në tërë jetën e tij. Hetimi i 21 janarit në të tëra aspektet e tij është detyrë e dorës së parë e institucioneve të shtetit ligjor duan apo s’duan Rama apo “topi” që i ka mbetur në portën e tij.”- përfundon deklarata e Kryeministrisë.

© Panorama.al

Te lidhura