Imuniteti dhe reformat, Sekui takon Ramën

Jul 17, 2012 | 10:47

Rama gjatë nje takimi me ambasadorin e BE

TIRANE – Nje dite pas takimit te trojkes se ambasadoreve me kreun e opozites, Edi Rama, ambasadori i Bashkimit Europian ne vendin tone, Etore Sekui ka zhvilluar nje tjeter takim sot me te ne seline e PS-se.

Takimi mes tyre ka zgjatur per rreth 30 minuta dhe mesohet ne qender ka pasur serish cështjen e imuniteteve, zhvillimet politike dhe axhenden për integrimin ne BE.

Vetem nje dite me pare, nderkohe qe ambasadoret kerkuan konsensus mes paleve per heqjen e imunitetit dhe per permbylljen e reformave, PS beri publike letren drejtuar ambasadorëve të akredituar në vendin tone, si edhe kryeparlamentares Topalli, me 5 propozimet e saj për heqjen e imuniteteve.

Në letrën e dërguar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi kërkohet që heqja e imunitetit të realizohet në sesionin e shtatorit dhe vëmendja duhet të jetë e veçantë për të garantuar një proces transparent.

© Panorama.al

Te lidhura