Imuniteti, Berisha: Rama dëgjon miliarderët

Jul 4, 2012 | 11:54
Berisha gjate nje mbledhje qeverie

Kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama që, siç tha ai, të mos dëgjojë këshillin e miliarderëve të partisë por zërin e socialistëve të thjeshtë, dhe të heqim imunitetin.

Në fjalën e tij në Këshillin e Ministrave, Berisha tha se kryesocialistin Rama nuk e lënë të votojë heqjen e imunitetit, pas ai nuk e ka për veten e tij, sepse nuk ka imunitet.

“Të bëjë zgjedhjen, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të ngushta të socialistit, që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet mbas tij, dhe që është jo 1 por qindra mijëra. Mos të dalë me retorikë për varfërinë në tribuna, korrupsioni është faktori më kryesor në një vend të lirë që nxit varfërinë. Nuk e lënë, se vetë nuk ka imunitet, nuk mund të them se e ka për vetën e tij, por nuk ë lë këshilli i miliarderëve.”- tha kryeministri Berisha.

Kryeministri, Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e vuri gjithashtu theksin tek rritja e rrogave dhe pensioneve. Ai tha se qeveria e tij ka dëshmuar një ndjeshmëri maksimale ndaj halleve të derteve dhe problemeve të 820 familjeve, të cilat do të përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve.

Berisha tha se kjo rritje nuk bëhet me asnjë qindarkë borxh, pasi shumica e të ardhurave realizohen nga institucionet përkatëse në vend.

Tre javë më parë tha Berisha, vendosëm rritjen e pagës minimale. Kur erdhëm në pushtet e gjetëm në nivele çnjerëzore, ajo u rrit në 210 mijë lek.

“Unë e kuptoj dhe mirëkuptoj sipërmarrësit e prodhimeve tekstile, këpucëve, që për ata është rritje e kostos, por nga ana tjetër ne vjet hoqëm tarifën doganore për mallrat që ata importojnë për prodhim.”- tha kryeministri, i cili shtoi se, qeveria e tij është përpjekur të jetë sa më miqësore me investitorët dhe të balancojë qëndrimet e saj.

 

© Panorama.al

Te lidhura