Berisha, Ramës: Imuniteti, një detyrim madhor

Jul 30, 2012 | 15:50
Berisha në mbledhjen e Grupit të PD

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka quajtur absurde pretendimet e kreut të PS-së, Edi Rama për mosbotimin në datën 6 gusht për heqjen e imunitetit dhe i ka bërë thirrje për bashkimin e përpjekjeve për qëllime të mira.

“Heqja e imunitetit është detyrim madhor, kundërshtohet vetëm nga ata që nuk pranojnë të jenë të barabartë me qytetarin e thjeshtë përpara ligjit dhe kjo është e dukshme në Shqipëri sa askund tjetër. Kur fëmijët e tyre skuqin me gjak të pafajshmit, kur lahen shumë të mëdha parash dhe institucioni denoncon në mënyrë të përsëritur këta paralarës me imunitet”- tha Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura