TIRANE- Votim historik dhe jo partiak, e ka cilësuar kryeministri, Sali Berisha votimin e një dite më parë për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe gjyqtarëve.
“Dje u kurorëzua me sukses të plotë, një betejë e drejtë e ndershme, jo partiake, 10- vjeçare. Një betejë të cilën e nisëm në kohën kur ishim opozitë, e nisëm në një kohë kur nuk flitej për status, as dhe kushte nga askush, përveçse ndërgjegjes sonë që të bënim qeveritarët dhe zyrtarët e këtij vendi, të barabartë me qytetarët e tyre, të njëllojtë para ligjit,,por dhe të barabartë me qeveritarët, deputetët e shumicës së vendeve të lira. “- tha Berisha në nisje të mbledhjes së qeverisë.
Berisha u ndal tek ndryshimet që kërkoi opozita, ndalimin e kontrollit të shtëpive.
E mirëkuptoj, tha ai, ajo nuk mund të pranonte një standard të tillë, sepse padyshim imuniteti është për parlamentin, në një shoqëri të lirë, përbën një garanci për opozitën, që ajo fuqishëm dhe lirisht të kritikojë qeverinë, duke mos abuzuar.
Duke iu referuar pikërsiht këtij ndryshimi, Berisha kujtoi një batutë: Dikush më tha: “Më parë kalojnë adriatikun në këmbë, sesa opozita të pranojë kontrollin në banesa.”
Kreu i qeverise perseriti edhe sot akuzat ndaj ish kreut te shtetit, Bamir Topi dhe ish nekryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, te cilet i ka implikuar ne vrasjen e gjyqtarit te Vlores, Skerdilajd Konomi, si dhe ne lirimin e vrasesit te Kryekomisarit te Shijakut.
© Panorama.al











