Imuniteti, Arvizu: Draft me pikëpamjet konsensuale

Jul 23, 2012 | 13:17

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë Aleksandër Arvizu duke theksuar mbëshetjen e nismës për heqjen e imunitetit, ka deklaruar se vetëm ai nuk mjafton për luftën ndaj korrupsionit. Pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, Arvizu theksoi se i takon klasës politike të vednosë se cfarë është në të mirë të vendit.

“Unë nuk do ta them që më 6 gusht duhet të miratohet ligji për heqjen e imunitetit, por them nëse mund të përpilohet një draft i mirë që pasqyrohen pikëpamjet konsensuale jo vetëm të një pale, atëherë shpresoj se ata të vendosin për atë që është në të mirën e vendit”- tha ambasadori.

Sipas tij, nëse thjesht do kaloheshin ndryshimet për imunitetin, korrupsioni nuk luftohet vetëm me këtë. “Nuk mjafton, është një hap, vetëm një hap, edhe pse nje hap thelbësor”- tha ai.

Ai ka theksuar se drafti fillestar eshtë bazuar në një themel të shëndoshë. “Të shtunën mendova që ekspertët dhanë dëshmi që zbuluan gjëra, nëse disa prej këtyre mund të përfshihen në një draft të rishqyrtuar, atëherë 140 parlamentarët do të vendosin në 6 gusht”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura