Imunitetet, Rama mbledh deputetët para votimit, Malaj: Nuk duhet të rrezikojmë statusin në BE

Aug 6, 2012 | 10:05

Anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, kërkon që të bëhet çdo përpjekje që të mos humbet statusi i vendit kandidat këtë vjeshtë. Sipas tij, në të kundërt, ai do të shtyhet për disa vite, ndërsa shprehet se kur PS të jetë në pushtet, do të ndeshet me një Berishë bllokues dhe jo konsensual.

Duke folur për një koalicion të mundshëm me partinë e Bamir Topit, Malaj shprehet se PS duhet të bashkëpunojë në zgjedhje me partitë e spektrit të majtë.

Nderkohe, një orë përpara seancës parlamentare, Grupi i Partisë Socialiste do të mblidhet në selinë rozë për të diskutuar për qëndrimin që do të mbahet në seancë. Ndryshimet kushtetuese u diskutuan dy javë më parë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve.

(Intervisten e plote te Arben Malajt lexojeni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, ne versionin print)

© Panorama.al

Te lidhura