PRISHTINE- Mungesa e shumicës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ka bere që Kuvendi i Kosovës për dy ditë rresht të dështojë ne sigurimin e kuorumit te nevojshëm për të votuar në lidhje me mocionin e ngritur ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila për tarifën prej 35 për qind në importin e çimentos.
Ndonëse mocioni është ngritur nga Aleanca Kosova e Re, prej nga vjen ministrja Kusari Lila dhe e cila është në koalicion me PDK-në, partia më e madhe, me përjashtime, ka refuzuar të vijë sërish në seancë.











