Akuza përgjimesh ndërmjet Imamit dhe Opozitës

Jul 12, 2012 | 13:10
Arben Imami

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i është përgjigjur sot kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste por kontroll në ministrinë e Mbrojtjes.

Në një prononcim për gazetarët, Imami tha se Shqipëria është një vend demokratik ku duhen respektuar procedurat. Ai u shpreh i hapur për çfarëdo lloj kontrolli, por sipas tij, më parë deputetët e PS-së duhet të marrin një vendim.

Sipas Imamit, ky kontroll po kërkon të ushtrohet me dhunë, por,  shtoi ai, nuk do tua jap këtë kënaqësi, pas në këtë vend nuk do te kete kontroll punëtor- fshatar.

“Ligji do të zbatohet në këtë vend, jam i gatshëm të jap çdo lloj informacioni”- tha ministri.

Lidhur me përgjimet për të cilat ka folur opozita ditët e fundit, Imami dha këtë përgjigje; “Nga deklarata e Ramës dhe Gjonit kuptohet se kush është i përgjuari. Ministria e Mbrojtjes është në një sulm. Eshtë PS që po përpiqet të mbledhë informacion në rrugë të kundraligjshme për Ministrinë  e Mbrojtjes, kjo është rrugë e vjetër e spiunëve.”

Ndërsa akuzat për trafik armësh, Imami i quajti amatorizëm politik, pasi sipas tij, nuk mund të ketë trafik armësh në një vend anëtarë të NATO-s.

Menjëherë pas deklaratave të Imamit, kreu i grupit parlamentarë i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi akuzoi sërish ministrinë e Mbrojtjes së po bën përgjime opozitarësh dhe diplomatësh.

Nga foltorja e Parlamentit, Ruçi tha se ne jemi në këtë sallë për të përmbushur rolin tonë, ndërsa edhe ministrat duhet të përmbushin rolin e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura