Ilir Shaqiri & Emanuela pushime në Afrikë

Sep 2, 2012 | 10:46

Është larguar nga Shqipëria pasi përfundoi obligimet e tij në televizion, dhe është kthyer në Itali pranë familjes së tij për t’i kushtuar pak vëmendje bashkëshortes Emanuela Morini dhe vajzës së vogël. Balerini i njohur Ilir Shaqiri me familjen e tij është duke pushuar e shijuar plazhin në ndonjë shtet afrikan, por duke mos e precizuar saktë se ku. Fotot të cilat i kemi siguruar nga profili i Emanuelës, nuk kishin të vendosur ndonjë destinacion se ku janë duke pushuar ajo me Ilirin, por thjesht në Afrikë, destinacion ky i preferuar për balerinin shqiptar dhe aktoren italiane. Çifti ende nuk ka menduar për ndonjë fëmijë të dytë, por mbeten të përkushtuar mbas vajzës së tyre të vetme.

© Panorama.al

Te lidhura