FOTO- Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit, ish ministri ulet bashkë me avokatin në gjykatë

May 21, 2026 | 9:18

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore. Në seancën e kësaj të enjteje ai është parë të jetë ulur në krah të avokatit të tij.

ilir beqaj me avokatin jashte kafazit

Kërkesa për daljen nga kafazi drejtuar GJKKO është bërë nga avokati i tij dhe u pranua qe ne daten 28 prill, ku u vendos që në seancën e sotme ai do të ishte në krah të avokatit.

Një kërkesë e tillë u është mohuar më parë ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ish-ministri është arrestuar lidhur me hetimet e SPAK për dosjen e “Sterilizimit”.

© Panorama.al

Te lidhura