Gjykata e Tiranës: “Arrest me burg” Ilia Bashos

Feb 24, 2012 | 12:01
Ilia Basho

TIRANE –Gjykata e Tiranes ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per Ilia Bashon, ndaluar nga policia per vrasjen e bashkeshortes se tij, Eleni Bashos.

Vendimi eshte dhene gjate seances se sotme, ku trupi gjukues, pasi ka shqyrtuar kerkesen e akuzes ka vendosur te lere ne burg te akuzuarin.

Prokurori Etien Kapo, i cili drejton hetimet në lidhje me vrasjen e laborantes Eleni Basho, dorëzoi dje në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Ilia Basho. Sipas kërkesës së drejtuar Gjykatës nga Prokuroria, për të pandehurin për vrasje është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg”.

Prokuroria mban qëndrimin se ai duhet të mbetet në burg, ndërkohë që diametralisht kundër është shprehur avokati, i cili theksoi se do të kërkojë lirimin e klientit të tij. Prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura.

Pas arrestimit nga policia dy ditë më parë, Ilia Basho mohoi akuzën duke hedhur poshtë edhe aludimet e policisë për vrasjen e Eleni Bashos.

Sipas Policisë, shkak i vrasjes ka qenë një lidhje intime e Ilia Bashos me një femër tjetër, lidhje e cila është zbuluar nga Eleni Basho, që ka kërcënuar më pas të shoqin me mbajtjen e biznesit që ishte në emër të saj dhe me ndarjen e pasurisë.

© Panorama.al

Te lidhura