
TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka kërkuar ndjekje penale ndaj 14 zyrtarëve për fshehje e mosdeklarim të interesave private, si edhe për refuzim për deklarim, si dhe për 6 zyrtarë të tjerë janë vendosur masa administrative “gjobë” për shkelje të rregullave të deklarimit.
Sipas një njoftimi të ILDKP-së, është kërkuar nisja e procedimit penal ndaj Shyqyri Çobo, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat si dhe Mehmet Guga, me funksion Inspektor i Drejtorisë së Tatim-Paguesve të Mëdhenj.
Po ashtu janë kallëzur edhe 12 zyrtarë të tjerë, për “refuzim për deklarim”. 8 janë drejtues lokalë të zgjedhur për herë të parë në muajin Maj 2011. Për zyrtarët në funksion është kërkuar njëkohësisht shkarkimi nga detyra i tyre.
Zyrtarët e kallëzuar penalisht janë;
1. Dule Koka Doganier, Kakavijë
2. Aleksandër Çela Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec
3. Bujar Ibrahimi Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet
4. Rrahman Demaj Kryetar i komunës Tërthore, Kukës
5. Hristo Duci Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër
6. Gjergji Doçi Kryetar i komunës Dajç, Lezhë
7. Martin Lazri Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër
8. Vuksan Çardaku Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë
9. Lekë Bibaj Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër
10. Jakup Sefolli Ish-Kryetar i komunës Fajzë, Has
11. Mark Ruçi Ish-Kryetar i Bashkisë Rubik
12. Kastriot Begaj Ish-Kryetar i Bashkisë, Librazhd
Janë marrë masa administrative ndaj;
1. Qani Shema Kryetar, Përmbarimi Sarandë
2. Agron Selimaj Inspektor, D. R. Tatime, Fier
3. Nexhmi Torra Inspektor, D.R. Tatime, Korçë
4. Petrit Tare Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë
5. Mariglen Murataj Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër
6. Mustafa Turku Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan
© Panorama.al











