TIRANE- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla deklaron se zyrtarët japin të dhëna informale në deklarimin e pasurive të tyre.
Deklarata eshte bere sot ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve ku Llalla ka raportuar per punen e ILDKP-se gjate vitit te shkuar, per te cilin ka pranuar se ka vazhduar korrupsioni dhe nuk kane munguar as rastet e denoncimeve dhe kallezimeve.
Sipas tij, gjatë vitit 2010 janë administruar 5302 deklarata pasurie dhe per nje sere probemesh te konstatuara jane kallëzuar shumë subjekte. Por, sipas tij ne shume raste ka qene Prokuroria ajo qe ka pushuar ceshtjet dhe keto i ka bere pa argumente te forta ose bindese.
Duke u ndalur ne veshtiresine e punes per hetimin e pasurive te deklaruara, Llalla ka cituar si shqetesues dhuratat e deklaruara nga zyrtaret, per te cilat ka thene se eshte shume e veshtire te hetohen.
Ai ka theksuar si problem edhe mungesen e masave disiplinore nga institucionet publike.
© Panorama.al











