TIRANË- Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka prezantuar sot para mediave numrin dy te bashkise, ish zëvendësministren e Integrimit, Jorida Tabaku.
Basha ka vleresuar lart figuren e nenkryetares, Tabaku, duke bere publike pervojen e gjate dhe te sukseshme te saj si doktore shkencash, pedagoge dhe pjese e programeve shume te rendesishme te BB dhe USAID-it.
‘Falenderoj qytetaret per mundesine qe na dhane. Portofoli qe do drejtoj do jete ambicioz, do te lidhet me punesimin dhe nxitjen e investimeve te huaja, sfidat e bashkise. Ne keto vite kemi pare ndryshie te mira ne Tirane, por ka ende shume potencial te pashfrytezuar. Tirana eshte qyteti im, jam e sigurt qe ndryshimet qe Tirana do kete 4 vite do ndikojne ne jeten e tiransave per 100 vitet e ardhshme”- tha Tabaku.
Basha ka shprehur bindjen se emërimi i Tabakut në këtë detyrë është në përputhje të plotë me frymën e bashkisë së Tiranës, profesionalzimi dhe interesat e qytetarëve.
Me heret u njoftuar se Tabaku kishte dhene dorëheqjen nga posti që mbante në ministrine e Integrimit.
Dorëheqja e saj vjen vetëm një ditë pas konstituimit të Këshillit bashkiak të Tiranës, ku ajo është anëtare dhe betimit të kreut të ri të bashkisë, Lulzim Basha dhe u kuptua se lidhej pikërisht me këto zhvillime.
© Panorama.al











