Igumenicë, kapet shqiptari me 51.5 kg hashash

Aug 30, 2011 | 19:28

SARANDË- Mbrëmjen e së hënës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, që lidh Konispolin e Igumenicën, në vendin e quajtur Kocika, është kapur një shtetas shqiptar, 24 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili ishte duke transportuar lëndë narkotike për në Greqi.

24-vjeçari shqiptar, i cili ishte nisur nga toka shqiptare, është kapur duke transportuar në këmbë, dy çanta të zeza, brenda të cilave ndodhej një sasi prej 51 kg e 520 gram, lëndë narkotike e llojit “cannabis sattiva”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor janë identifikuar edhe dy shqiptare të tjerë, të cilët kanë ndihmuar në transportimin e drogës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Shpresa DINE

© Panorama.al

Te lidhura