‘Shpejt rezoluta çame. PDIU, e gjithë shqiptarëve’

Jul 16, 2012 | 12:27
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se partia që drejton nuk është thjesht e camëve, por e gjithë shqiptarëve, pavarësisht kauzës për të cilën lufton.

Duke folur në mbledhjen e Keshillit Kombetar të PDIU-së, Idrizi theksoi se sot më shumë se kurrë cështja came është futur në rrugën e duhur dhe se shpejti ne Kuvend do te dorezohet rezoluta per te.

“Kemi arritur të bëjmë që gjithkush të flasë për Camërinë. Shumë e ndërrojnë kombësinë nga snobizmi, apo nevojat ekonomike. Ne shqiptarët e Camërisë nuk e mohuam gjakun, gjuhën, por me sakrifica e afirmuam atë fuqishëm”- tha ai.

Sipas tij, për të gjithë skeptikët apo të stimuluarit u provua se banderolat në bulevardin kryesor të Tiranës nuk ishin zbukurim estetik, por dëshmi që sot për cështjen came nuk ka më tabu.

“Dikur një shfaqje e tillë nuk imagjinohej, por PDIU me atë forcë kartonësh që ka e imponoi një shfaqje aq impresionuese. Cështja came nuk është vetëm cështje e PDIU, por kjo parti nuk ëhstë vetëm e një krahine, por e të gjithë shqiptarëve, pasi mes nesh ishin Albin Kurti e Fatmir Limaj, shqiponja i kishte të dy krahët”- tha ai.

Idrizi i ka bërë apel qeverisë t’i kërkojë sqarime Greqisë për marrëveshjen e kufirit detar. “Ju e dini që ministri i tyre ka thënë se Greqia do e injorojë vendimin e Kushtetueses, kjo të do të thotë që Greqia të shfrytëzojë burimet tona natyrore. Shteti shqiptar duhet të reagojë me forcë ndaj kësaj deklarate qoftë edhe duke e dërguar cështjen në instanca më të larta”- tha ai.

Per sa i takon rezolutes ia ka kerkuar konsensus nga partite e medha. “PD e PS pasi për 3 vjet me radhë u sherrosën pafund, duke bllokuar integrimin, ranë përsëri dakord. Uroj që kësaj radhe të mos ankohen dhe të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë gatuar bashkë. Këto dukuri e mbajnë vendin mbrapa.”- u shpreh Idrizi.

© Panorama.al

Te lidhura