‘Ideologjia çetnike’, Josipovic: Nuk shkoj në inaugurimin e Nikolic

Jun 6, 2012 | 17:15

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic.

“Nuk mund të shkoj në inaugurim për arsye të njohura”, u ka thënë Josipovic gazetarëve në Zagreb, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Më herët, Josipovic ka thënë se do të shkonte në inaugurimin e kolegut serb, vetëm nëse ai braktis “ideologjinë çetnike” dhe shprehet pro evropianizimit të rajonit. Inaugurimi i Nikolicit do të bëhet më 11 qershor.

© Panorama.al

Te lidhura