FIER- Identifikohet kufoma e gjetur në zonën e Marinzës. Sipas policisë, kufoma ështe e Nikolla Matës, 60 vjec dhe identifikimi i tij është bërë nga vëllezërit.
Nga hetimet e para mësohet se viktima ka rënë në një nga puset e zonën së Marinzës ku edhe ka humbur jetën. Policia e mbërritur në vendin ku u gjet kufoma ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që kufoma u përcoll në morgun e qytetit për kqyrjet e nevojshme.
Vetë një nga vëllezërit e viktimës ka bërë me dije se ai është gjetur nga një punëtor, i cili ka njoftuar më tej policinë.











